Të zgjedhurit e Deschamps, Franca me artileri të rëndë në Tiranë

schedule20:28 - 7 Nëntor, 2019

schedule 20:28 - 7 Nëntor, 2019

Didier Deschamps ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të fazës eliminatore të Euro 2020. Franca dhe Turqia janë dy ekipet e kualifikuara nga grupi H, teksa dy ndeshjet e fundit do të përcaktojnë vendin e parë.

Kampionët e botës presin Moldavinë me datë 14 nëntor, teksa tre ditë më vonë do të zbarkojnë në Tiranë për t’u ndeshur me kuqezinjtë e Edi Rejës në stadiumin e ri kombëtar.

Ajo që bie në sy është numri i madh i sulmuesve. Kylian Mbappe është rikthyer pas dëmtimit, teksa Deschamps ka zgjedhur edhe 6 lojtarë të tjerë në këtë repart. /abcnews.al

Lista e kombëtares franceze

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!