Në orën 10:30 pritet të nisë Komisioni Hetimor ku është thirrur për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranes Ariola Kodra. Kujtojmë se zonja Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të Komisionit. Ligji parashikon shoqërim me forcë nga Policia e Shtetit e personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor.
Sot është mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Në listën e dëshmitarëve e para pritet që të ri dëshmojë Administartorja e Inceneratorit “Integrated Energy BV SPV” Arjola Kodra.
Kjo është hera e dytë që znj.Kodra thirret të japë dëshminë Komisionin Hetimor pas dëshmisë së saj të parë dhënë me Datë 14.02.2022.
Dhe ri thirrjes së saj ditën e premte në Datë 18.02.2022, por që sikurse u deklarua në mbledhjen e kaluar, Posta Speciale e Kuvendit nuk ka arritur ta gjejë dëshmitaren pasi ajo nuk është gjetur në Inceneratorin e Tiranës dhe as në kontaktet e lëna.
Pas afatit 48 orë, lënë nga thirrja e fundit, kjo e sotmja është thirrja e tretë e dëshmitares.
Në rast mosparaqitje në komision për të dhënë dëshminë e saj, sipas ligjit, lind e drejta e shoqërimit me forcë nga Policia e Shtetit, po kështu Komisioni Hetimor ka te gjithë tagrin e një proçesi penal.
Kujtojmë që në të parën dëshmi, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku ka njohur znj. Kodra se në rast dëshmie të rremë dënohet me 6 vite heqje lirie.
Ndërkohë që gjatë dëshmisë së mëhershme administratorja është shprehur se nuk ka pasur eksperiencë në fushën e mëparshme të menaxhimit të mbetjeve.
Pyetjes se si është siguruar fondi për impiantin e inceneratorin e Tiranës, zonja Kodra ka deklaruar se financimi është tërësisht privat duke theksuar se është marrë kredi në bankat e nivelit të dytë, pa dhënë shifrën e kredisë së marrë pasi nuk i kujtoheshin.
Ndërkohë që kryetarja e komisionit ka deklaruar se rezulton që kompania ka pasur një garanci bankare prej 100 mijë lekësh dhe kompania ka marrë një kredi bankare të cilën e ka përdorur të gjithën për investimin dhe nuk ka pasur asnjë kapital të vetëm.
Po gjatë marrjes në pyetjes administratorja e kompanisë zgjodhi të mos i përgjigjes pyetjes së Tabakut dhe se nuk mbante mend takimin e fundit me personat Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin.
Partia Demokratike e kërkoi me ngulm këtë komision hetimor pas dyshimeve, se me 3 incineratorët po ndodhnin abuzime të rënda me fondet publike dhe po shkeleshin procedurat ligjore me lejet, që i hapnin rrugën rryshfeteve.
Komisioni hetimor i parlamentit po punon paralelisht me SPAK, i cili arrestoi ish ministrin e mjedisit, Lefter Koka, nën akuzat për rryshfete deri 3.7 milionë euro, dhe pastrim parash dhe shpërdorim detyre lidhur me incineratorin e Elbasanit. /abcnews.al/