Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të vetëkorigjohemi dhe përmirësohemi”, Rama: Pika e përbashkët, Shqipëria në BE në 2030

schedule11:22 - 26 Shkurt, 2026

schedule 11:22 - 26 Shkurt, 2026

Kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS dhe qeverisë. Në fjalën e tij Rama tha se duhet të vetëkorigjohemi dhe te permiresohemi, pa harruar fokusin kryesor ate te Shqipërise ne Bashkimin Europian në 2030. Rama tha se shumë njerëz të zakonshëm e kanë pasur në dorë të shkruajnë historinë, por nuk e kanë bërë dhe se sipas tij nuk është e lehtë të shkruash historinë kur zhurma mediatike dhe bombat që plasin komplikojnë punën.

” E ka thënë populli se kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’i ka veshur ende pantallonat. Por atëherë nuk kishin ardhur flama e portaleve dhe kanaleve; tenxherja e vetme mediatike ishte tellalli i qytetit.

Sot, pas çdo butoni që shtyp, ke tellallë. Por ne nuk kemi ç’t’i bëjmë as tellallhanes së madhe; këtë jetë na e solli koha dhe këtë po e jetojmë.



Ne jemi në një moment kyç të historisë së vendit. Në rrezik është përqendrimi ynë në udhëheqjen e vendit, ndaj duhet të rrisim përqendrimin, të shtojmë forcat, të rrisim vetëpërqendrimin dhe vetëkorrigjimin.

Pasi debatojmë dhe ndajmë opinionet, duhet të përqendrohemi vetëm në një pikë: Shqipërinë në BE në vitin 2030.

Ka plot njerëz të zakonshëm që kanë pasur mundësinë të bëjnë historinë dhe nuk figurojnë në librat e historisë, sepse nuk kanë bërë atë të jashtëzakonshmen që duhet për ta shkruar historinë.

Sot, yjet që janë bashkuar së bashku kanë bërë që ne ta kemi historinë në duart tona dhe ta shkruajmë vetë. Shqipëria në BE është histori.

Nuk është e lehtë të përqendrohesh në kushte kur, përtej zhurmave dhe “bombave” që plasin, ka nisur një lëvizje sportive e prokurorëve që janë futur në garën për mandatin e ardhshëm.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!