Të veshura “matchy-matchy”, Ami ndan fotot e ngrohta me vajzën

schedule16:21 - 5 Prill, 2021

schedule 16:21 - 5 Prill, 2021

Çifti shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë shumë aktiv në rrjetet sociale. Ata ndajnë jo vetëm copëza nga jeta artistike, por edhe nga ajo private, ku nuk ngurojnë të përfshijnë edhe fëmijët e tyre.

Së fundmi, ka qenë Ami që ka publikuar dy foto shumë të ëmbla pranë vajzës, Sias. Ato të dyja janë veshur “matchy-matchy”, me një kostum ngjyrë rozë.

“Dy shoqe”, ka shkruar Ami krahas fotove ku shfaqet duke përqafuar fort të bijën.

Dy vogëlushët i kanë ndryshuar krejtësisht jetën çiftit dhe kjo gjë vihet re në çdo moment./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!