Forcat izraelite bastisën Bregun Perëndimor, duke vrarë 3 palestinezë.
“Tre persona u vranë nga forcat pushtuese brenda spitalit Avicena”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.
Nga ana tjetër, në një deklaratë të përbashkët, ushtria, shërbimi i sigurisë së brendshme (Shin Bet) dhe policia e Izraelit siguruan se gjatë operacionit të tyre të përbashkët “neutralizuan” 3 terroristë të Hamasit, të cilët po fshiheshin në spital.
????‼️?The IDF disguised as doctors, women in hijabs and patience sent into Jenin hospital and killed 3 militants.
As far as I understand they were in the hospital for treatment. pic.twitter.com/9hGxsMCQki
— Lord Bebo (@MyLordBebo) January 30, 2024
Sipas deklaratës, tre terroristët” po planifikonin të kryenin një sulm të frymëzuar na sulmi i Hamasit të 7 tetorit. Sipas informacioneve, anëtari i Hamasit quhej Mohammed Jalamneh, ishte 27 vjeç, vinte nga Jenin dhe kishte kontakte me lidershipin e Hamasit jashtë vendit.
Që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës, dhuna është përshkallëzuar edhe më tej në Bregun Perëndimor të pushtuar. Konkretisht, më shumë se 360 njerëz janë vrarë nga forcat izraelite ose kolonët, sipas shifrave nga Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez.
/abcnews.al