“Të veshur” me tatto dhe piercing, artistët: Tatuazhi nuk të bën të fortë apo kriminel, është art

schedule11:02 - 30 Qershor, 2020

schedule 11:02 - 30 Qershor, 2020

“Abc e mëngjesit” ditën e sotme është diskutuar për tatuazhet, problematikat dhe kujdeset që duhet treguar ndaj tyre.

Të ftuar në studio artistët e tatuazheve Olsi Sejdi dhe Jurgen Nuraj u ndalën te revolucioni i tatuazheve. Të dy artistët u shprehen se tashmë në ditët e sotme është thyer disi mentaliteti i tatuazheve dhe se në këtë mënyrë është arritur suksesi për tu quajtur art.

“Revolucioni është goxha i madh. Tatuazhi nuk të bën as të fortë dhe as kriminel. Është një art dhe duhet parë si i tillë. Çdo vend i botës kishte paragjykime, por duke marrë parasysh se Evropa apo shumë shtete perëndimore ecin me ritme të shpejta, ne kemi mbetur disi më mbrapa. Por mund të them që kemi punuar jashtëzakonisht shumë, për t’i treguar qytetarëve se kjo është thjesht një art”, u shpreh Sejdi.

Gjithashtu edhe artisti Jurgen Nuraj tregoi se fillimisht e ka nisur me vizatime që i vogël dhe në këtë mënyrë ka lindur edhe pasioni për tatuazhet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!