As këtë javë nuk do të mungojnë të pezulluarit në Superiore. Shtatë lojtarë nuk do të mund të zbresin dot në fushën e blertë, dy prej tyre prej kartonëve të kuq.
Bëhet fjalë për Valentino Muratajn dhe Sokol Nezirin. Mesfushori i Partizanit mori dy të verdhë kundër Teutës dhe nuk luan ndaj Vllaznisë të dielën, kurse mbrojtësi i Kastriotit nuk mund të aktivizohet kundër Bylisit.
Këta të fundit nuk do të kenë dy lojtarë prej kartonëve të verdhë. Milos Stojanovic dhe Xhoi Carkanji janë të pezulluar. Edhe Kukësi duhet të bëjë pa sulmuesin Patrick Eze, Laçi pa Albion Markun dhe Skënderbeu pa Dwumfour Randy. / abcnews.al