“Të vendosur të zbatojnë statusin”, Bardhi pas mbledhjes: PD ka të gjithë institucionet përkatëse

schedule15:25 - 12 Qershor, 2023

schedule 15:25 - 12 Qershor, 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar në PD, Gazmend Bardhi pas mbledhjes së Kryesisë ku u mor vendimi për zgjedhje për kreun e ri dhe konfliktit me militantët e Lulzim Bashës, këtë të hënë ka zhvilluar një mbledhje me grupin.

Bardhi është shprehur se ato janë të vendosur për zbatimin e statusit, dhe sipas tij në PD janë në funksion të gjithë institucionet e nevojshme.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk do të firmosë asnjë vendim që bie ndesh me statusin e Partisë Demokratike.

“Unë nuk di pse është zëvendësuar njëri apo tjetri, nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin. Unë nuk do të jap detaje të zbatimit të statutit. Nuk kam dijeni për një propozim të tillë. Organizimi i PD-së është përgjegjësi e sekretarit të përgjithshëm. Mesa duket një grup kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë”, u shpreh Bardhi.

Ndërkaq kujtojmë se javën e shkuar, pas 10 orësh debate e tension, Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të partisë më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!