Izraeli është i vendosur për fitore në luftën kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës.
Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me rastin e Ditës së Përkujtimit në varrezat ushtarake Mount Herzl në Jeruzalem.
“Ne do të arrijmë objektivat e fitores, para së gjithash, lirimin e pengjeve,” tha Netanyahu, duke shtuar se fushata në Gaza është një zgjedhje midis lirisë dhe prosperitetit, kundrejt dëshpërimit, vrasjes dhe dhunës.
“Ose ne, Izraeli, ose ata, përbindëshat e Hamasit”, deklaroi kryeministri, duke nënvizuar: “Vetëm bashkë do të fitojmë”.
Netanyahu tha gjithashtu se uniteti është çelësi në këtë luftë, për të cilën ai tha se është një vazhdim i luftës së pavarësisë së Izraelit.
/abcnews.al