Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të vegjlit: Lista të hapura, Shehi: Kushtetuesja të mbrojë interesat e minorancës

schedule18:17 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 18:17 - 6 Dhjetor, 2024

Ndërsa një pjesë e partive të vogla, mes tyre dhe LZHK-ja, janë me sytë nga vendimi që do të marr Gjykata Kushtetuese, Dashamir Shehi shpreson dhe jep argumentet pse ky vendim duhet të jetë në favor të ankimuesve, për Kodin  Zgjedhor.

“Ky ligj që është sot, është kushtetues. Mund ta kaloni, por dhe mund ta ndryshoni. Mendojmë që Gjykata Kushtetuese duhet të shkojë në thelb të ligjit. Sigurisht që mazhorancat e kanë mundësinë për të ofruar dhe votuar ligje me dominancë”, ka thënë Shehi.

Partitë e vogla kundërshtojnë listat e mbyllura, pasi sipas tyre, pakti PS-PD i korrikut, ka krijuar pabarazi mes partive politike dhe kandidatëve në garën zgjedhore. Vetëm partitë e mëdha kanë mundësi gare, në 2/3 e listës së hapur, ky qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mes kandidatëve për deputetë.

“Gjykata Kushtetuese nuk është instrument për të mbrojtur mazhorancat duke iu dhënë të drejtë nga se janë mazhorancë, por në radhë të parë për të mbrojtur minorancën. Ky është thelbi i demokracisë”, shtoi ai. Kushtetuesja pritet të shprehet brenda këtij muaji.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!