Të varfër dhe me aftësi të kufizuara, familja me 4 pjesëtarë në Roskovec pa asnjë ndihmë

schedule10:55 - 21 Prill, 2020

schedule 10:55 - 21 Prill, 2020

E braktisur nga bashkëshorti, 45 vjeçarja  Lina  Shehu, bashkë me tre fëmijët e saj nga fshati Vidhisht i Roskovecit, jetojnë në varfëri ekstreme.

Dita e saj fillon me mbledhjen e druve disa kilometra larg fshatit për tu siguruar fëmijëve të vetmen gjë që mundet, bukën.

Jurgenit 20 vjeçar i duhet të mbajë vetë familjen.

Ajo çka fiton duke ruajtur bagëtitë e bashkëfshatarëve mjafton sa për të mbajtur frymën gjallë.

Qe prej vendosjes së shtetrrethimit jeta e kësaj familjeje është bërë e mjerueshme.

Ndihma e të afërmve nuk mund të mbërrijë ndërsa bashkëfshatarët tani janë bashkëvuajtes të situatës.

“Nuk kanë mundësi sepse të gjithë tani njëlloj janë”.

Shtetërrethimi nga njëra anë dhe aftësitë e kufizuara nga ana tjetër.

Por paaftësinë e vërtetë e ka treguar Bashkia e Rroskovecit me mungesën e vëmendjes për familjet e varfra, që ju dërgon ushqime me pikatore.

“Përpara 1 jave kanë sjellë po mbaruan. I kemi blerë vetë”.

Fqinjtë e familjes Shehu dhe shumë të tjera në zonë po luftojnë për mbijetesë duke mbledhur bimë mjekësore.

“Këto i mbledhim dhe i shesim, fitoj nga këti 2 mijë lekë të vjetra”

Mijëra familje në Vidhisht dhe zonat e tjera të Roskovecit po përballen të vetme me pasojat e skamjes që janë shtuar edhe më shumë prej karantinës.

Kujtojmë këtu që në Roskovec pati 2 raste të infektuarish me Covid 19./abcnews.al