Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të udhëhiqemi nga rekomandimet e ODIHR”, Gjiknuri te ‘Zgjedhorja’: Debatin ta zhvillojmë brenda kësaj salle

schedule12:27 - 18 Nëntor, 2025

schedule 12:27 - 18 Nëntor, 2025

Gjiknuri: Duke shpresuar këtë herë të bëjmë një reformë të plotë konsensuale, gjetëm consensus ndërpartiak për dy cështje të rëndësishme vota e diasporës dhe listat e kandidatëve. Shpresoj që punë e këtij komisioni të jetë bashkëpunuese, për zgjedhje më të mira.

Detyra, që ky komision të udhëhiqet nga parimi i rekomandimeve të ODIHR. Janë disa rekomandime prioritare, që kërkojnë zgjidhje nga ky komision për tu kthyer në ligj. Janë cështje që do të adresohen nga ligji zgjedhor, do kërkoja mirëkuptim nga opozita, jo cdo gjë do të duhet të adresohet nga ky komision. Atë c’ ka na lejon ligji zgjedhor. Transparenca në financimin e partive, meqë është më pak e debatueshme politikisht të kishte prioritet.

Ligji për zgjedhjet bëhet i vështirë për shkak të politikës. Sic e shikoni edhe nga axhenda e këtij komisioni do e nisim duke ngritur një grup teknik ekspertësh. Do i drejtohemi edhe ODIHR për të dhënë mbështetjen përmes ekspertizësh me qëllim që të hartojmë drafte ligjore. Shpesh kur kemi dashur kemi gjetur consensus. Kemi një traditë të mirë, shpresoj ti kthehemi asaj tradite. Lehtësimi që do bëjë ekspertiza e ODIHR është ajo që duhet të na ndricojë në këtë proces, të kemi një ‘shtrat’ të bazuar profesional.

Në këtë drejtim do doja të fokusohemi. Pas kësaj mbledhje i drejtohemi ODIHR dhe Venecias për ekspertizë, duke nisur nga grupet më të thjeshta.Edhe sot ky komision do i nënshtrohet edhe debatit, po e rëndësishme është të dalim me një produkt. Kemi gjetur mënyra bashkëpunimi edhe kur opozita ishte në protestë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!