Të tjera detaje nga “Kosherja”, Suada Daci një prej skenaristeve të show-t të humorit

schedule21:35 - 10 Mars, 2021

schedule 21:35 - 10 Mars, 2021

Mbrëmjen e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë” në ABC me autore dhe moderatore Ermira Çaushollin ishin të ftuara dy prej vajzave më të dashura të publikut shqiptar, njëkohësisht edhe dy shoqe shumë të mira, Fatma Methasani dhe Suada Daci.

Menjëherë në nisje të emisionit, Suada ka ndarë me publikun një lajm shumë të bukur, duke treguar se do jetë një prej skenaristeve të show-t më të ri të humorit në ABC. “Kosherja” është projekti i ri i Altin Bashës, një spektakël humori që do të nisë së shpejti.

Prej kohësh Suada moderon “Makinë me dy timonë” në radion Club FM me Enkel Demin. Çdo ditë, nga e hëna në të premte, ata janë kthyer tashmë në shoqëruesit më të mirë të shumë dëgjuesve. Ndërkohë, është zbuluar se moderimi i emisionit i është besuar Bes Kallakut dhe Jona Spahiu-t, një dyshe që premton shumë. /abcnews.al