Qeveria ka lejuar funksionimin e një numri të madh biznesesh duke filluar nga dita e sotme. ABC News ka qenë sot në tregun e “Qytetit të Nxënësve” për të vëzhguar ditën e tyre të parë të punës pas disa javësh mbyllur.
Gjatë ditës së sotme është parë një numër i lartë të personave që duan të bëjnë shërbimet gjatë orarit të lirë.
Gazetaja Xhensila Kodra raportoi për ABC News se ata që janë duke e frekuentuar këtë treg janë mosha e mesme por edhe pensionistë.
Në hyrje të këtij tregu ndodhen 3 policë bashkiakë të cilët kujdesen për të ruajtur distancimin nga njëri-tjetri.
Në këtë treg janë vendosur rrathë të verdhë që shërbejnë për ruajtjen e distancës.
Ndërkohë me urdhrin e ri të qeverisë do të vijojnë të hapura edhe tregjet e shumicës për sa i përket veshjeve.
Disa prej dyqaneve të këtij tregu ende nuk janë hapur.
Sipas urdhrit të qeverisë të gjithë personat që duan të vijojnë punën në tregje do të duhet të aplikojnë në e-albania për një të marrë leje për ushtrim aktiviteti.
Tregtarët e këtij tregu thanë për ABC News se askush nuk interesohet për veshje apo konfeksione, pasi e gjithë vëmendja tashmë është drejtuar nga ushqimi.
Ata thonë se kanë pësuar dëm të madh ekonomik gjatë kohës së karantinimit, pasi interesimi i qytetarëve është tepër i vogël./abcnews.al