Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Të thellojmë Grantin e Performancës”, Demo: Bashkitë, krijim digjitalizimi në nivel lokal

schedule11:13 - 28 Janar, 2026

schedule 11:13 - 28 Janar, 2026

Në një konferencë për mediat, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo tha se granti i performancës do të jetë në fokus për vitin 2026 duke e thelluar më tej dhe duke qenë një pikë shumë e mirë financimi për bashkitë me rendiment të lartë.

Demo shtoi më tej se bashkitë do të kenë një platformë apo portal ku do të merren shërbimet e digjitalizuara në nivel lokal.

“2025 ka qenë një vit i rëndësishëm sa i takon Grantit të Performancës, i cili është financuar 50 për qind nga partnerët tanë. Janë 4 milionë euro që i janë alokuar bashkive.



Në vitin 2026 duhet ta thellojmë Grantin e Performancës, në mënyrë që bashkitë që operojnë më mirë të kenë mundësi të financohen më shumë dhe ky grant të shërbejë si një element motivues.

Viti 2026 do të jetë një vit i rëndësishëm, sepse besojmë se teknologjia do të rrisë bashkëpunimin. Ky sistem do të ofrojë mundësinë që të kemi një matje më reale të treguesve. Këto sisteme do të na japin mundësinë të kemi më shumë instrumente në dorë, për ta bërë investimin më të targetuar.

Menaxhimi i burimeve financiare është një pikë referimi për bashkitë. AFMIS do të jetë një risi pozitive në këtë drejtim.

Kemi gjithashtu një projekt shumë të madh dhe transformues për marrjen e shërbimeve lokale, të cilat do të jenë të digjitalizuara, duke u përfshirë në një platformë të vetme – një portal unik për të gjitha shërbimet. Edhe ky është një projekt që ka filluar dhe besojmë fort se implementimi i tij kërkon një punë të vazhdueshme.

Për zhvillimin ekonomik, është miratuar një akt normativ, sipas të cilit bashkitë janë financuar me rreth 12 milionë euro. Ne besojmë se qëndrueshmëria financiare e bashkive është shumë e rëndësishme.” , tha ministri Demo./ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!