Të shtunën rihapen aplikimet për në universitet. Tetë mijë kandidatë për studentë janë në pritje të degës së parapëlqyer. Ndërkohë, me mbylljen e fazës së parë të regjistrimeve, fakultetet më të pëlqyera janë ato të mjeksisë.
Nga të gjithë kandidatët për studentë që hyjnë e dalin në Universitetin e Mjeksisë pas përfundimit të fazës së parë të regjistrimeve, vetëm dy do të kenë fatin të bëhen pjesë e tij. Kaq janë kuotat e mbetura bosh për raundin e dytë të aplikimeve. Degët e mjeksisë kanë rezultuar më të kërkuarat dhe vendet e lira thuajse janë plotesuar.
Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar: “Mjeksia, e cila i ka pothuajse të ezauruara kuotat, kanë ngelur vetëm pak. 2 kuota në mjeksi të përgjithshme, 2 në farmaci dhe disa të tjera. Degët që mbeten janë kryesisht ato inxhinierike. Në rrethe ka akoma kuota studimi.”
Nga 16 mijë e 300 maturanatë që u regjistruan në institucionet e arsimit të lartë në vend në raundin e parë 15% e tyre zgjodhën universitete private.
Ndërkohë që 8 mijë kandidatë për studentë nuk e gjetën veten në programet e studimit që iu dolën në këtë fazë apo nuk patën mundësi, presin të ripalikojnë.
Këtë mund ta bëjnë duke nisur nga dita e shtunë në portalin u-albania
“Thjesht duhet të hyjnë të logohen me ID-në personale dhe ID-në e universitetit dhe të hedhin si në raundin e parë nga 1 deri në 10 preferenca, është e njëjta procedurë. Mbasi e kanë mbyllur si aplikim mund të bëjnë korrigjime deri në momentin që ata fusin kodin e aplikimit. Do përdoret po i njëjti kod aplikimi që është përdorur dhe në formularin A2. Të dhënat i dërgohen sistemit dhe në fund të procesit i dërgohen universiteteve.”
Në këtë raund mund të aplikojnë edhe rreth 1800 maturantë që kanë marrë provimet e vjeshtës, por fillimisht ata duhet të kryejnë pagesën në bankë dhe të pajisen me kodin personal në shkolla. Ata do të kenë gjashtë ditë në dispozicion. Pas shpalljes së fituesve me 27 shtator, nis edhe raunid i dytë i regjistrimeve në univeristete./abcnews.al