Të shtunën plazh, moti ka surpriza të dielën pasdite

schedule12:40 - 22 Maj, 2020

schedule 12:40 - 22 Maj, 2020

Fundjava do të karakterizohet nga një mot i qendrushëm thuajse në të gjithë territorin e vendit, megjithatë pasditen e së dielës pritet që situata të ndryshojë.

Në parashikimin për abcnews.al, “Meteoalb” konfirmon që gjatë pasditës së të dielës të ketë një shtim të vranësirave dhe të kemi reshje shiu në pjesën veriore të vendit si edhe pjesërisht në lindje.

Ndërkohë, nga sot deri të dielën në mesditë pritet që moti të jetë i kthjellët dhe me temperatura të qendrueshme.

Temperaturat e ajrit sot do të shënojnë minimumi 7 gradë në zonat malore dhe 27 gradë në ultësirën perëndimore.

Gjatë të shtunës dhe të dielës deri ën mesditë parashikohet një rritje graduale e temperaturave të cilat do të vijojnë nga minimumi 9-10 gradë deri në maksimumi 28-29 gradë. /abcnews.al