Plumba ndaj ‘Top Channel’, gjendet e djegur makina e autorëve me dy kallashnikovë. Nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri

schedule07:39 - 27 Mars, 2023

schedule 07:39 - 27 Mars, 2023

Makina e personave të paidentifikuar që qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të ambienteve të Top Channel në mesnatë duke vrarë rojen e sigurisë është gjetur e djegur. Abc News ka siguruar foton e mjetit të djegur, brenda të cilës janë gjetur dy kallashnikov të përdorur në krim.

Makina tip Range Rover, me targa të vjedhura është gjetur e djegur në Golem me dy kallashnikovë brenda.

Nga verifikimet është zbuluar se mjeti nuk rezulton i regjistruar në territorin shqiptar dhe mund të ketë hyrë në vendin tonë në mënyrë ilegale nga Italia. Ndërsa targat ishin të mbivendosura dhe të vjedhura në Tiranë. Policia dhe prokuroria nuk kanë ende një pistë konkrete hetimore.

/abcnews.al