TIRANË- Policia e Malësisë së Madhe ka zbardhur ngjarjen e së shtunës, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.
Dy të rinj janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshatin Gruemirë, por u diktuan nga banorët.
Gjatë largimit ata qëlluan me armë zjarri në ajër. Sipas policisë, për rastin u shpallën në kërkim një 22 vjeçar, banues në fshatin Hot i Ri dhe një 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër.
Ata janë diktuar nga tre banorë të fshatit me të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Autoritetet vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Ata akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al