Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Të shtënat në Kamëz, policia identifikon dhe shpall në kërkim tre të rinjtë që qëlluan me armë

schedule12:00 - 23 Shkurt, 2025

schedule 12:00 - 23 Shkurt, 2025

Policia identifikon dhe shpall në kërkim  personat që qëlluan me armë nga një automjet drejt një automjeti tjetër,  mbrëmjen e djeshme, në Kamëz.

Sekuestrohen dy automjeteve që dyshohet se janë përdorur nga tre shtetas të dyshuar si autorë si dhe punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që  janë larguar autorët pasi kanë braktisur automjetet  që përdorën për të qëlluar me armë drejt një automjeti tjetër.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes,  konkretisht  shtetasit Dejvi Mullai, 24 vjeç, Fabion Kurti, 24 vjeç dhe Enedjo Kaci, 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!