Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, zbardhen detaje të reja

schedule12:10 - 14 Gusht, 2020

schedule 12:10 - 14 Gusht, 2020

Ditën e djeshme në Vlorë u raportuan për të shtëna më armë zjarri.

Burime nga policia thanë për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur  mes dy personave, (të cilët janë shokë ) me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi në hapësirën e një parkingu ku dy të rinj u konfliktuan verbalisht mes tyre.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Sipas kamerave të sigurisë që administroi Policia Lokale mësohet se njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe qëlloi në gomën e një mjeti tip benz “A Class”.

Ndërkohë plumbi ka kapur në diskun metalik dhe nuk shkaktoi dëme.

Sakaq Policia po punon për zbardhjen e identitetit të tyre.

/abcnews.al/