Të shtënat me armë zjarri në Pogradec, turistët boshatisin hotelin: Jemi terrorizuar

schedule11:22 - 8 Gusht, 2020

schedule 11:22 - 8 Gusht, 2020

Turistët të cilët ishin akomoduar në hotelin ku u qëllua më breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë boshatisur dhomat për t’u larguar nga kjo godinë.

Jashtë kamerave ata shprehen për abcnews.al se janë terrorizuar nga ngjarja e ndodhur, duke treguar se të shtënat me armë zjarri kanë zgjatur për disa minuta.

Ata thonë se nuk mund të vazhdojnë pushimet në këtë vend për sa kohë ndihen të rrezikuar për jetën e tyre.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa pronari i hoteli Jetmir Muçollari është shprehur se objektiv i atentatit ka qenë djali i tij për një konflikt të ndodhur dy vite më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!