Të shtënat me armë në Tiranë/ Në kërkim 4 të rinj pas sherrit në “Ali Dem”, merret në pyetje 26-vjeçari i lënduar

schedule10:56 - 11 Qershor, 2025

schedule 10:56 - 11 Qershor, 2025

Tiranë- Një sherr mes të rinjve ka ndodhur një natë më parë në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet.

Sipas policisë, të rinjtë janë konfliktuar me sende të forta mes tyre. Si pasojë është dëmtuar një 26-vjeçar, i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në njoftimin e policisë sqarohet se me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!