Të shtënat me armë në Shkodër/ I plagosuri dhe autori, fqinj. Në vendngjarje gjenden 4 gëzhoja

schedule19:23 - 8 Shtator, 2024

schedule 19:23 - 8 Shtator, 2024

Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen në fshatin Golem të Shkodrës. Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se i plagosuri, 29-vjeçari Renaldo Kola dhe autori, bashkëmoshatar i tij, Mario Kroni, janë fqinj.

Ata ishin takuar për t’u sqaruar, teksa fillimisht debatuan, e më pas konflikti degjeneroi në përdorimin e armës nga Kroni, i cili është ende në kërkim nga policia.

Ndërkaq, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja. Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti mes dy të rinjve.

“Kemi konflikt mes dy fqinjëve, në fshatin Golem. Pak më parë, ekspertët dhe policia janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ka qenë një debat mes dy të rinjve, ka degjeneruar deri në përdorimin e armës. Ende janë të paqarta shkaqet e këtij konflikti. Sipas kqyrjes së vendit të ngjares, janë gjetur 4 gëzhoja. 29-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Janë takuar, për t’u sqaruar me fjalë, por kanë përfunduar në konflikt fizik, e më pas në përdorimin e armës. Pritet dëshmia e 29-vjeçarit në lidhje me këtë konflikt”, raportoi gazetari Shkreli./abcnews.al