(PAMJET) Leva dhe armë në Durrës! Autorët i ndjekin dhe i qëllojnë 4 herë, vdes babai, djali në spital

schedule21:14 - 18 Shtator, 2020

schedule 21:14 - 18 Shtator, 2020

Një person humbi jetën mbrëmjen e sotme në Durrës pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa djali i tij është i plagosur në spital. Viktima është Armando Baboçi 39 vjeç, ndërsa i plagosur në spital është i biri Erald Gjini 19 vjeç, djali ka ndryshuar mbiemrin.

Abcnews.al mëson se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në lagjen nr. 13 jashtë ambienteve të një lokali, babë e bir janë konfliktuar me një grup personash fillimisht verbalisht më pas me sende të forta, karrige, shkop bejsbolli dhe leva dhe në fund janë përdorur armët.

Gazetari i Abc News në Durrës, Leonidha Musaj mëson se pas sherrit, babë e bir janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, por personat me të cilët u përplasën i kanë ndjekur nga pas dhe njëri prej tyre i ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur. Babë e bir u qëlluan pas sherrit me familjen Tatozi.

Babë e bir u dërguan në spital me shpejtësi, por i ati Armando Baboçi nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë, ndërsa i biri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që la një të vdekur dhe një të plagosur në Durrës. Gjashtë persona, mes të cilëve dyshohet se është edhe autori që qëlloi me armë janë shoqëruar nga policia e Durrësit. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!