Të shtënat me armë makinës së ish deputetit socialist, personi që qëlloi është djali i komisionerit të ‘Bashkë Fitojmë’

schedule17:19 - 17 Maj, 2023

schedule 17:19 - 17 Maj, 2023

Personi që qëlloi në drejtim të makinës së ish deputetit socialist Armando Prenga në Kurbin është djali i komisionerit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhje. Autori 29 vjeçar është identifikuar si Fatbardh Ismaili. Ngjarja ndodhi në Fushë Kuqe dhe ka qenë vetë ish deputetit që ka njoftuar policinë.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje. Teksa Prenga po lëvizte me makinë , 29 vjeçari ka qëlluar në drejtim të tij. I riu është shpallur në kërkim. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.