Të shtëna në një festë ditëlindjeje në Alabama, humbin jetën 4 persona

schedule17:28 - 16 Prill, 2023

schedule 17:28 - 16 Prill, 2023

Të paktën katër persona janë vrarë, si pasojë e të shtënave masive me armë zjarri në shtetin amerikan të Alabamas.

Mediat e huaja shkruajnë se përveç të vrarëve janë plagosur edhe disa të tjerë në një festë ditëlindje.

Të shtënat kanë ndodhur në orën 22:30 me orën lokale, të shtunën, në qytetin Dadevill.

“Këtë mëngjes, ndaj dhimbjen me njerëzit e Dadevillit, dhe banorëve të dashur të Alabamas. Krimi i dhunshëm nuk ka vend në shtetin tonë, dhe ne jemi duke u informuar nga zyrtarë për zbatim të ligjit, për më të rejat e fundit”, ka thënë guvernatorja shtetërore, Kay Ivey.

Incidenti në Alabama vjen pas të shtënave masive, që kanë ndodhur të njëjtën ditën në shtetin tjetër amerikan, Kentaki, ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë plagosur katër të tjerë./abcnews.al