Të shtëna në drejtim të një turme, dy të vdekur e 12 të plagosur në SHBA

schedule18:11 - 22 Qershor, 2020

schedule 18:11 - 22 Qershor, 2020

Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 12 të tjerë janë lënduar të hënën në mëngjes në Karolinën e Veriut. Autoritetet në vend njoftuan se “u dëgjuan disa të shtëna në drejtim të një turme ndërsa policia mori telefonatë nga një këmbësor rreth orës 12:30 të mëngjesit.

Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, oficerët e policisë gjetën një grua me plagë plumbi të shtrirë në rrugën Beatties Ford. Ajo më pas ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Mediat vendase raportojnë se në momentin e ngjarjes, me qindra persona ndodheshin në rrugë. Më tej policia njoftoi se tetë të tjerë u qëlluan dhe më pas u dërguan në spital, një prej të cilëve po ashtu humbi jetën.

Përveç kësaj, pesë persona u goditën nga automjete dhe morën lëndime që nuk ishin kërcënuese për jetën, tha policia.

Jennings tha që njerëzit ishin mbledhur pas një feste ‘Juneteenth’ në fillim të javës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!