Të shtëna me armë zjarri teksa Trump po luante golf, zëdhënësi i fushatës së ish-presidentit: Është i sigurt!

schedule21:01 - 15 Shtator, 2024

schedule 21:01 - 15 Shtator, 2024

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë vendit ku ish-presidenti Donald Trump, ishte duke luajtur golf, në Pal, Beach në Florida.

Ndërsa në një deklaratë zyrtare është komunikuar se ish-Presidenti Trump është i sigurt.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij”.

Sipas New York Post, dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës së golfit dhe të shtënat me armë nuk kishin në shënjestër ish-presidentin Trump.

Rreth dy muaj më parë, Trump u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani dhe një plumb e plagosi në vesh.

Ish-Presidenti Trump ishte kthyer në Florida këtë fundjavë nga një udhëtim fushate në pjesën perëndimore të vendit, përfshirë një tubim të premten mbrëma në Las Vegas dhe një aktivitet për mbledhje fondesh. Ekipi i fushatës së tij nuk dha detaje shtesë.

/abcnews.al/