Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi Sekret nis hetimet, Trump ndodhej në zyrë

schedule16:12 - 5 Prill, 2026

schedule 16:12 - 5 Prill, 2026

Shërbimi Sekret i SHBA-së tha të dielën se po hetonte raportet për të shtëna me armë gjatë natës pranë Parkut Lafayette, i cili ndodhet përballë Shtëpisë së Bardhë.

Nuk u raportuan të lënduar dhe asnjë i dyshuar nuk u gjet pas një kontrolli të parkut dhe zonës përreth pas mesnatës, tha agjencia në një postim online, shkruan The Guardian.

Donald Trump po e kalonte fundjavën në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse nuk u dha koment mbi incidentin. Operacionet e Shtëpisë së Bardhë mbetën normale, por siguria në zonë u rrit, sipas Shërbimit Sekret.



Parku ka qenë i rrethuar me gardh për javë të tëra për shkak të disa punimeve.

Shërbimi Sekret deklartoi se po bashkëpunonte me policinë e Distriktit të Kolumbias dhe Policinë e Parkut të SHBA-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!