Atentat në Vlorë, plagoset Jetnor Xhaferri

schedule13:21 - 15 Maj, 2020

schedule 13:21 - 15 Maj, 2020

Një atentat ka ndodhur gjatë mesditës në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selenicë ku është plagosur në dorë një 50 vjeçar, i cili për fat të mirë i ka shpëtuar pjesës tjetër të plumbave.

Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për Jetnor Xhaferrin, i cili ka qenë i proceduar më herët.

I plagosuri gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Selenicë, Vlorë

Rreth orës 11:45, në rrethana ende të paqarta shtetasi J.Xh, rreth 50 vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!