Një konflikt mes disa personave ka përfunduar në përdorimin e armës në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, Shpëtim Metoli, 39 vjeç ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur në këmbë.
Ky i fundit është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë. 39-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikuit për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Deri më tani janë shoqëruar 12 persona, të cilët janë marrë në pyetje.
Njoftimi i plotë:
Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.v/abcnews.al