Të shtëna me armë zjarri janë rregjistruar pasditen e së shtunës në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm. Si pasojë ka mbetur i vdekur një 15-vjeçar dhe 3 të tjerë të plagosur.
Sipas policisë suedeze, rreth një orë më vonë dy burra u arrestuan pas një ndjekjeje në pjesën jugore të Stokholmit.
Policia ka marrë njoftimin për të shtëna me armë zjarri dhe ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje, ku ka gjetur dy persona të plagosur me armë zjarri. Dy të plagosur të tjerë ndodheshin aty pranë, njëri prej të cilëve vdiq. Tre të tjerët u dërguan në spital.
“I vdekuri është një djalë 15-vjeçar,” i tha AFP zëdhënësi i policisë së Stokholmit Tuve Heg, duke shtuar se rrethanat e sulmit ende nuk janë sqaruar.
Të plagosurit janë një tjetër adoleshent, gjithashtu 15 vjeç, një burrë dhe një grua 45 dhe 65 vjeç.
Vitet e fundit, Suedia ka luftuar për të frenuar një valë sulmesh me armë dhe bomba, që i atribuohen një llogarie midis bandave të përfshira kryesisht në trafikun e drogës. Vendi skandinav ishte skena e 391 sulmeve me armë në vitin 2022, nga të cilat 62 ishin fatale, krahasuar me 45 një vit më parë, sipas të dhënave të policisë./abcnews.al