Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë zjarri në Selanik, si nisi sherri mes emigrantëve

schedule10:29 - 28 Tetor, 2022

schedule 10:29 - 28 Tetor, 2022

Dy emigrantë kanë mbetur të plagosur në Selanik, pas një sherri banal në orët e para të mëngjesit sot, 28 tetor.

Siç raportojnë mediet vendase, sherri mes ty emigrantëve agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Dy të huajt u konfliktuan në rrugën Konstantinoupoleos në Dendropotamos.

Mësohet se njëri nga dy emigrantët, 27-vjeç është lënduar në shpinë, ndërsa tjetri 25 vjeç është lënduar në këmbë nga të shtënat. Dy emigrantët janë dërguar në spitalet e Selanikut ( ACHEPA dhe G. Gennimatas), ku po marrin ndihmë mjekësore.



EL.AS po heton për zbardhjen rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!