Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

schedule21:44 - 21 Shkurt, 2025

schedule 21:44 - 21 Shkurt, 2025

Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se oersoni i plagosur, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacionet paraprake thonë se personi i plagosur është një taksist. Sipas dëshmitarëve, arma është shkrepur dy herë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!