Kosovë- Të shtëna me armë janë raportuar në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë Agron Boronci ka konfirmuar se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë. I plagosuri është transportuar në spital dhe po merr trajtim mjekësor.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
/abcnews.al/