Tre anëtarë të ekipit të futbollit të Universitetit të Virxhiniasu u qëlluan për vdekje nga të shtënat me armë zjarri në kampusin e Universitetit të Virxhinias në SHBA.
BBC raporton se autori i cili është arrestuar, është student i Universitetit të Virxhinias.
Aktualisht si ndodhet në paraburgim.
Atentati ndodhi të dielën, ndaj autobusit që ishte i mbushur plot me studentë. Mësohet se studentët po ktheheshin nga një ekskursion të dielën mbrëma në Virxhinia,
Viktimat u identifikuan si Devin Chandler, një student i vitit të dytë nga Virginia Beach, Deshaun Perry, një student i vitit të katërt nga Miami, Florida dhe Virginia Lavell Davis, një student i vitit të tretë nga Rich Hill, Karolina e Jugut.
Universiteti konsiderohet ndër më prestigjiozët në vend dhe renditet në vendin e tretë në universitetet publike në SHBA.