Pesë persona u plagosën të enjten e 2 qershorit si pasojë e të shtënave me armë zjarri në varrezat e Wisconsin në SHBA, ku po zhvillohej funerali i një personi që u vra nga policia në fund të majit, raportojnë mediet lokale.
Sipas policisë lokale në një qytete në brigjet e liqenit Miçigan, “të shtëna të shumta” u raportuan rreth orës 2:26 pasdite (ora lokale).
Mësohet se mes të plagosurve janë të afërmit e të ndjerit që u vra nga policia në fund të majit.
37-vjeçari afrikano-amerikan u vra nga policia më 20 maj gjatë një kontrolli. Ai dyshohet se ka tentuar të arratiset nga policia pasi ishte me pistoletë në dorë.
Autoritet vendase po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/abcnews.al.