Pesë persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën të martën si pasojë e të shtënave me armë në një festë që u shndërrua në një tragjedi në Kili.
Viktimat janë katër burra dhe një grua.
Presidenti Gabriel Boriç fajësoi krimin e organizuar për ngjarjen tragjike. Edhe pse Kili vlerësohet si vendi më pak i rrezikshëm në të gjithë Amerikën Latine, siguria mbetet shqetësimi kryesor i banorëve, sipas sondazheve.
Vendi u përball në fund të javës së kaluar me një seri të pazakontë vrasjesh. Janë regjistruar dhjetë vrasje, mes të cilave edhe të katër të miturve.
Nga viti 2014 deri në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare, vrasjet u rritën me 60%, sulmet seksuale me 46% dhe vjedhjet me 11%.
/abcnews.al