Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Lezhë/ Kush është Roan Brahimi, armiku i Ervis Martinaj, i ekzekutuar në Athinë. Sot i vranë babanë

schedule20:27 - 17 Prill, 2025

schedule 20:27 - 17 Prill, 2025

Në zonën e Pllanës në Lezhë, u raportuan të shtëna me armë zjarri. Sipas të dhënave, një person ka mbetur viktime Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit. 4 vite më parë lokalit të Gjovalin Prendit i bën dy sulme një herë me eksploziv dhe me armë zjarri.

Roan Brahimi i njohur dhe si Sidorel Prendi u vra më 9 maj 2024 në Athinë dhe  kishte konflikt me Ylli Ibrahimin, për shkak të një borxhi të pashlyer. Roan Brahimi u shpall në kërkim edhe për ngjarjen e ndodhur në 2021, ku u futën në ambientet e një lokali në Zejmen të armatosur.

Në atë kohë në kërkim u shpallën edhe Ramazan Rraja, dhe Alesio Dobrozi. Ai po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej muajit gusht të vitit 2022 dhe ende nuk ka informacion mbi fatin e tij.



Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!