Të shtëna me armë zjarri raportohen në qendër të Elbasanit. Abcnews.al mëson se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku një person, i identifikuar si Arjan Ruvina ka qëlluar në ajër.
Policia ka njoftuar se ka ardhur një telefonatë te salla operative te DVP Elbasan se është dëgjuar një e shtënë me arme zjarri në një lagje të qytetit.
Blutë e Elbasanit njoftojnë se kanë shoqëruar autorin 45-vjeçar. Nga të dhënat paraprake mësohet se autori ka qëlluar në ajër me kallashnikov pas një konflikti familjar.
“Në vijim të informacionit paraprak, pas kontrollit tē imtësishëm të territorit të bërë nga shërbimet e policisë ne zonën ku ishte bërë telefonata, si dhe pas informacioneve të marra në rruge operative, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti familjar. 45-vjeçari është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme si dhe është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov”, njofton policia. g.v/abcnews.al