Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagosen babë e bir, 6 të shoqëruar

schedule20:25 - 18 Shtator, 2020

schedule 20:25 - 18 Shtator, 2020

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së premtes në qytetin bregdetar të Durrësit, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë babë e bir, Armando Baboçi 39 vjeç dhe Erald Gjini 19 vjeç, djali ka ndërruar mbiemrin.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se janë shoqëruar 6 persona, dhe mes tyre dyshohet të jetë edhe autori i plagosjes.

Ndërkohë dy të plagosurit janë transportuar për në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen nr. 13 pas nje konflikti te castit mes disa personave, fillimisht me sende të forta më pas me armë.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa nuk jep më tepër të dhëna për shkak të hetimit.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!