Një automjet që transportonte paratë e bankave është sulmuar me armë zjarri sot në rrugën Gjilan-Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjojur kan shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi I një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, tha Hashani për Express.
Policia e Kosovës po heton rastin. Nuk dihet nëse personat e armatosur kanë arritur të vjedhin paratë. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar.