Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Audi të blinduar. Ngjarja ka ndodhur në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës.
Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit.
Policia po punon për gjetjen e autorëve ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje. Gjithashtu ende nuk dihet edhe pronësia e mjetit të blinduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/abcnews.al