Berlini është zgjuar nga të shtëbat me armë mëngjesin e kësaj të shtune. Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur katër persona.
Një zëdhënëse e policisë tha se katër persona u dërguan në spital pas një sherri me njëri-tjetrin, ku u përdorën edhe armët.
Ngjarja ndodhi në zonën e Kreuzberg, pranë selisë së Partisë Social Demokrate (SPD), ndërsa policia shton se nuk kishte asnjë tregues të një motivi politik. Shërbimi zjarrfikës i Berlinit tha më herët në Twitter se tre persona u plagosën rëndë nga të shtënat. g.v/abcnews.al