Të shtëna me armë? Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Shkodrës

schedule13:06 - 28 Mars, 2022

schedule 13:06 - 28 Mars, 2022

Një telefonatë ku raportohej për të shtëna me armë zjarri, ka vënë në lëvizje policinë e Shkodrës. Kjo e fundit pasi ka shkuar në fshatin Grudë për ku u raportuan të shtënat me armë ka konstatuar se ka qenë një alarm i rreme.

Burime nga policia konfirmojnë se nuk ka pasur të shtëna me armë. Policia vijon punën për zbardhjen e telefonatës, se nga kush është dhënë alarmi i rremë.

Kjo telefonatë vjen dy ditë pasi shpërthimeve me tritol. Qyteti i Shkodrës është trondit nga dy shpërthime me tritol në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20 në një qendër tregtare në pronësi të ish-kandidatit të partisë demokratike për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati dhe i dyti në një supermarket në pronësi të biznesmenit Florian Marku.

Policia nuk ka ende ndonjë autor të dyshuar, ndërsa ka dyshime se ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Nga hetimet paraprake ka dyshime se të dyja shpërthimet kishin lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa ende nuk ka person të dyshuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!