Të shtëna me armë në Velipojë, plagoset në afërsi të resortit 48 vjeçari, u qëllua me plumba në bark

schedule22:17 - 14 Qershor, 2022

schedule 22:17 - 14 Qershor, 2022

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Velipojë. Burimet e para për Abc raportojnë se është qëlluar me plumba në barku Pjerin Brushtulli.

“Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afërsi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore“, thotë policia.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.

/abcnews.al