Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person, dyshohet se plumbat kapën një të dytë

schedule17:10 - 13 Tetor, 2021

schedule 17:10 - 13 Tetor, 2021

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë. Raportohet se personi në fjalë ka marrë një plumb në këmbë.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur tek zona e “Ish-Parkut të Autobuzëve”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se plumbat kanë kapur edhe një person të dytë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarje ku po punojnë për kapjen e autorit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tjetër plagosje me armë ndodhi në Tiranë në zonën e “Komunës së Parisit” . /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!