Të shtëna me armë në shtëpinë e Taylor Swift, ndërsa po zhvillohej një vjedhje

schedule10:03 - 28 Shtator, 2020

schedule 10:03 - 28 Shtator, 2020

Afër shtëpisë së këngëtares së njohur, Taylor Swift, janë dëgjuar të shtëna me armë gjatë ditës së djeshme.

New York Post ka raportuar se të shtënat janë dëgjuar afër vendit të saj, pasi aty po kryhej një vjedhje. Dyshohet se kjo është hera e dytë që një gjë e tillë po ndodh, pasi vjedhje afër shtëpisë së saj janë kryer edhe muaj më parë.

Ndër të tjera, policia ka raportuar se nuk ka pasur viktima, përpos disa personave të cilët vraponin nga vendi i ngjarjes. Të dyshuarit pas kryerjes së krimit janë larguar nga vendi, ndërsa dyshohet se mbanin bluza dhe pantallona të katërta.

Kujtojmë që 30-vjeçarja ka investuar 50 milionë dollarë në apartamentet të cilat gjenden në qendër të qytetit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!