Të shtëna me armë në SHBA/ Një person hap zjarr ndaj makinave në autostradë, 7 të plagosur

schedule09:58 - 8 Shtator, 2024

schedule 09:58 - 8 Shtator, 2024

Një operacion policor është zhvilluar në Kentucky pasi një numër njerëzish u qëlluan përgjatë një autostrade pranë qytetit të Londrës të shtunën.

Incidenti filloi rreth orës 18:00 me orën lokale (22:00 GMT), kur policia iu përgjigj një raportimi se ndaj disa automjeteve u qëllua me armë zjarri pranë Interstate 75.

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur, sipas kryebashkiakut të Londrës Randall Weddle. Zyra e Sherifit të Qarkut Laurel ka identifikuar 32-vjeçarin Joseph A Couch si personin e dyshuar dhe paralajmëroi publikun se ai konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.

Sipas mediave lokale, të shtënat mund të jenë realizuar nga një zonë pyjore pranë autostradës, ose nga një mbikalim.

“I dyshuari ose të dyshuarit nuk janë kapur në këtë moment, por ata janë në kërkim të tyre”, tha kryebashkiaku Randall në një video të postuar në Facebook rreth orës 21:30 me orën lokale.

Scottie Pennington, një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Kentacky, u bëri thirrje banorëve në zonë të qëndronin brenda.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!